Neymar: Unë jam më i mirë se Pele
Sulmuesi Brazilian, Neymar deklaroi se nuk do ti miratojë kritikat e Peles.
Legjenda e futbollit, Pele e kritikoi sulmuesin Neymar për aktrimin e tij gjatë botërorit Russia 2018, përcjell Periskopi.
“Unë isha në Europë me të dy herë. Biseduam dhe i thashë: ‘Perëndia e futbollit të ka dhënë një dhuratë fantastike, pse po e keqpërdor atë’,” deklaroi Pele.

“Sa herë që nuk fiton, kritikat vetëm shtohen. Unë kurrë nuk aktrova në Kupën e Botës.Të gjitha ndërhyrjet ishin për faul ” potencoi Neymar.
“Në ditët e sotme njerëzit flasin shumë. Unë e respektojë Pelen mirëpo nuk i pranojë kritikat e tij”.
Gjithashtu për të ardhmen e tij braziliani theksoi se për momentin është i kënaqur dhe me PSG do të synojë çdo trofe të mundshëm./Periskopi/



