“Tmerr” për Barcelonën, Dembele jashtë fushave për dy javë
Ousmane Dembele do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për dy javë. Francezi në ndeshjen kundër Leganes luajti 69 minuta dhe më pas u zëvendësua sepse pësoi lëndim në kyçin e këmbës.
Sipas mediave spanjolle thuhet se Dembele do ti mungojë Barcelonës për 4 ose 5 ndeshje, përcjell Periskopi.
Për herë të parë, 21 vjeçari u pa si e ardhmja e Barcelonës dhe jo vetëm si transferi më i kushtueshëm i saj.

Barcelona shpenzoi 147 milionë euro për transferimin e tij. Në këtë sezon Dembele ka pasur paraqitje të mira. Atë e kanë mbështetur edhe shokët e skuadrës.
“Dembele është në një formë shumë të mire, shpresojmë që lëndimi i tij të mos jetë i gjatë”, potencoi Sergio Busquets.
Në 36 ndeshje në La Liga, Dembele shënoi 11 gola dhe asistoi 10 të tjerë./Periskopi/



