Zyrtare: Mislintat largohet nga Arsenali

Zyrtare: Mislintat largohet nga Arsenali

Sven Mislintat, drejtori sportiv i Arsenali do të largohet nga “Topçinjët” më 8 shkurt të vitit 2019.

Sven ishte në këtë pozitë prej 1 dhjetorit 2017 dhe ka bërë një punë të madhe për Arsenalin duke sjellë disa lojtarë që kanë pasur ndikim në skuadër, transmeton Periskopi.

“Ishte një përvojë e jashtëzakonshme me një klub të madh si Arsenali në kohën kur u tha se ishte koha për ndryshim. Jam i lumtur për atë se çfarë e ardhme e pret klubin kurse unë personalisht do të kërkojë sfida të reja në këtë punë”- theksoi Mislintat./Periskopi/

Shpërndaje në: