Prindërit e futbollistit flasin për rastin e zhdukjes
Futbollisti më i ri i Premier Ligës, Emiliano Sala, është zhdukur mbrëmë gjatë udhëtimit të tij nga Franca për në klubin e tij të ri në Angli, Cardiff City.
Pas klubeve dhe ish-klubeve të futbollistit para mediave kanë biseduar edhe babai dhe nëna e futbollsitit.
“Mua më tregoi një shok, pasi që nuk isha në dijeni për asgjë. Askush nuk më telefonoi, as Emilio as skuadra e Nantes e madje as klubi i ri Cardiff City. Unë gjendem në Rosario, jam i dëshpëruar. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.” – tha babi i futbollisit për Channel 5 News në Argjentinë, transmeton Periskopi.

Për rastin mes lotëve foli edhe e ëma e futbollistit. “Hera e fundit që bisedova me të ishte të Dielën. Ai ishte shumë i lumtur për transferimin e tij në Angli. Aeroplani ishte dërguar nga Presidenti i Cardiff Cityt, në lajme pashë që djali im është zhdukur dhe se shteti është në kërkim të tij.”/Periskopi/



