United me kontratë të re për futbollistin francez
“Djajtë e Kuq”, duan ta vazhdojnë bashkëpunimin me mesfushorin francez.
Nga një lojtar jashtë projektit të Manchester United dhe pothuajse i larguar me Jose Mourinhon në stol në një futbollist kyç për Manchester United, përcjell Periskopi.
Bëhet fjalë për Paul Pogba i cili ka gjetur sërish lumturinë te Djajtë e Kuq dhe e ardhmja do të vazhdojë të jetë në Old Trafford.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze drejtuesit e Manchester United kanë nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit francez për t’i rinovuar atij kontratën aktuale e cila i skadon pas dy vitesh e gjysmë.
Paul Pogba nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer në Premier Ligë ka realizuar 4 gola dhe ka asistuar në 3 prej tyre.
Bashkëpunimi mund të zgjatet deri në 2023 ose 2024-ën, teksa pritet të jetë thjeshtë një formalitet./Periskopi/



