Neymar i përgjigjet spekulimeve

Neymar i përgjigjet spekulimeve

Emri i Neymarit është lidhur së fundmi me Real Madridin, por këto zëra i ka mohuar ylli brazilian.

26-vjeçari ka kritikuar të gjithë ata që flasin pa baza drejt tij, por i ka siguruar së nëse ka diçka konkrete ai nuk e ka problem ta bëjë publike.

“Ka gjithmonë spekulime për mua, rreth asaj kur do të largohem apo do t’i bashkohem një klubi”, ka thënë Neymar për Canal+, përcjell Periskopi.

“Por, ende nuk ka konkrete. Kur ka diçka të sigurt, do të flas me të gjithë. Jam i vetëdijshëm për çdo gjë që më rrethon, keq dhe mirë”.

“Së fundmi jam akuzuar se kam marrë drogë për natën e Vitit të Ri. Jam një atlet i madh, pak i çmendur, por nuk jam budalla. Në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur sepse ju po flisni për mua, është ashtu sepse kamë shumë kualitete dhe jam një nga më të mirët”.

“Kam vuajtur nga shumë ndërhyrje të palejuara në Kampionatin Botëror dhe nëse i shikoni ato momente, më së shumë ishin goditje. Nuk ishin taktike dhe unë jam i vetmi që kam pësuar faullet”.

“Jam i kënaqur se si jam adaptuar në futbollin francez, është më lehtë sa që kam pritur pasi Ligue 1 nuk është La Liga. Me qytetin më ka marrë më shumë kohë të adaptohem, kam vuajtur për një kohë, por tani ndihem si në shtëpi”, ka shtuar braziliani./Periskopi/

Shpërndaje në: