Liverpooli klub i rekordeve

Liverpooli klub i rekordeve

Liverpooli duket se do të vendosë një rekord të ri në aspektin financiar në Premier Ligë.

 Sipas portalit britanik ‘Daily Mail’, klubi i The Reds pritet të regjistrojë një fitim para tatimit prej 100 milionë Eurosh duke u bërë klubi i parë që e pasqyron një shifër të tillë në bilancin financiar.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi që i referohet edhe ‘Inside World Football’, këtë fitim Liverpooli e siguroi fillimisht nga shitja e Philipe Coutinhos te Barcelona për vlerën e 160 milionë Eurove si dhe nga shpërblimi i përfituar nga UEFA në Ligën e Kampioneve prej 81.3 milionë Eurosh, me skuadrën e Jurgen Klopp që arriti deri në finale ku u mund 3-1 nga Reali i Madridit, përcjell Periskopi.

Me këtë të dhënë, Liverpooli thyen rekordin e vendosur më parë nga Leicester City me një fitim para tatimit prej 92.6 mln Paund të regjistruar në sezonin 2016-2017./Periskopi/

Shpërndaje në: