Liverpool shkatërron Watfordin, Man United mposht Swansea (Video)

Liverpool shkatërron Watfordin, Man United mposht Swansea (Video)

Manchester United ka triumfuar kundër Swansea Cityt në kuadër të javës së 11-të në Premier League.

”Djajtë e Kuq” e kanë mposhtur skuadrën uellsiane, Swansea City me rezultat solid prej 1:3 në ndeshjen e zhvilluar në Liberty Stadium.

Golat për mysafirët i shënuan Pogba (’15) dhe Ibrahimovic (’21, ’33), ndërsa për vendasit shënoi Van der Hoorm (’69).

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Man United ngritet në vendin e gjashtë me 18 pikë, ndërsa Swansea mbetet në vendin e 19-të me 5 pikë.

Liverpooli ka arritur fitore të thellë prej 6:1 në ndeshjen kundër Watford në Anfield.

Ishte Mane i cili hapi serinë e golave për Liverpoolin në minutën e 27-të kur shënoi pas një asistimi të brazilianit Coutinho.

Vetëm 3 minuta më vonë ishte pikërisht Coutinho i cili dyfishoi epërsinë për skuadrën e Jurgen Klopp.

Në minutën e 43-të ishte turku Emre Can i cili shënoi për 3:0, pas asistimit të Lallanas. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por me t’u kthyer në pjesën e dytë Liverpooli vazhdoi përsëri me gola.

Në minutën e 57-të ishte Firmino i cili shënoi për 4:0 dhe vetëm pas 3 minutave, pikërisht në minutën e 60-të Firmino asistoi për Manen i cili shënoi golin e tij të dytë dhe të pestin për Liverpoolin.

Në minutën e 75-të golin e vetëm për Watford e shënoi Janmaat dhe për rezultatin përfundimtar u përkujdes Wijnaldum, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 6:1.

Me këtë fitore Liverpooli është në krye të Premier Leagues me 26 pikë të grumbulluara, ndërsa Watford në pozitën e tetë me 15 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=YKQdZNeB998

 

Shpërndaje në: