Reali ofron 105 milionë euro për futbollistin argjentinas

Reali ofron 105 milionë euro për futbollistin argjentinas

Afati kalimtar i janarit ka hyrë në ditët e fundit dhe skuadrat kanë nisur të përgatisin goditjet e fundit në këtë dimër.

Megjithëse zakonisht ka pasur shumë lëvizje të bujshme, këtë janar duket se kanë qenë më të qeta skuadrat, por deri në fund pritet të ketë surpriza.

Kështu, Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për shërbimet e Paolo Dybalas. Paraqitjet me fanellën bardhezi dhe vlerat që tashmë dihen, kanë bërë për vete drejtuesit e Realit që e shohin si lojtarin ideal për të nxjerrë ‘Los Blancos’ nga kriza që i ka kapluar.

Ata po përgatisin një ofertë të majme për të bindur Juventusin për shërbimet e tij.Kështu, në drejtim të Dybalas mund të mbërrijë një ofertë diku te 105 milionë euro, operacion ky që mund të mbyllet vetëm në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, sërish si operacion ka vështirësitë e veta duke qenë se për Dybalan ka shumë interesime edhe nga Italia e Anglia, pasi Interi e sheh si pasuesin e Icardit ndërsa Guardiola e do te Manchester City./Periskopi/

Shpërndaje në: