Crystal Palace bën gjestin e vitit, iu ofron të pastrehëve vend për të qëndruar gjatë temperaturave të ftohta
Klubi anglez Crystal Palace ka bërë një njoftim të rëndësishëm rreth stadiumit ”Selhurst Park”.
”Shqiponjat” në njoftimin e publikuar kanë shkruar se në këto temperatura të ftohta, njerëzit që nuk kanë mundësi strehimi, mund të shkojnë në stadiumin e Palace për të fjetur, shkruan Periskopi.
Ky gjest është duartrokitur nga të gjithë njerëzit, edhe nga ata që nuk kanë të bëjnë me futbollin.

Ndryshe, Crystal Palace gjendet në vendin e 14-të në Premier Ligë dhe ka tubuar vetëm 22 pikë.
Ekipi i Roy Hodgson ka gjasa të mira që edhe edicionin tjetër ta vazhdojë në kampionatin elitar anglez. /Periskopi



