Kush është Emiliano Sala? Sulmuesi që bëri ëndrrën realitet, tani i zhdukur në brigjet e Anglisë

Kush është Emiliano Sala? Sulmuesi që bëri ëndrrën realitet, tani i zhdukur në brigjet e Anglisë

Çfarë lajmi ishte për sulmuesin Emiliano Sala, ai i të hënës në mbrëmje – kur u zyrtarizua si lojtar i Cardiff City. 

28 vjeçari u transferua në Cardiff City nga Nantes për 15 milionë funte, pas një sezoni të shkëlqyeshëm që pati me ekipin francez.

Aeroplani, i cili po barte atë nga Franca për në shtetin e Uellsit, u zhduk diku në brigjet e Anglisë dhe tani pas dy dite kërkimi ende nuk është gjetur.

Related image

Por kush është Emiliano Sala?

Emiliano Raul Sala Taffarel (i lindur më 31 tetor 1990) është një futbollist profesionist argjentinas që luan si sulmues.

Pasi nisi të luante me të rinjtë në Argjentinë, ai filloi karrierën e tij profesionale në Francë me Bordeaux, duke debutuar në shkurt 2012. Pas përpjekjeve për të hyrë në ekipin e parë, ai u huazua te Orléans dhe Niort në sezonet e njëpasnjëshme. Ai gëzoi një formë të mirë në dy ekipet ku u huazua, pasi në këto dy sezone shënoi 39 gola.

Pasi fillimisht u përfshi në planet e Willy Sagnol(trajner i Bordeaux asokohe) për sezonin e ardhshëm, ai sërish pati probleme dhe u huazua tek Caen, shkruan Periskopi.

Rikthimi nga huazimi bëri që Sala të mos kishte durim më ndaj ekipit që e kishte kartonin e tij të plotë.

Në vitin 2015, ai nënshkroi për Nantes si tranferim i plotë. Në 117 paraqitje me ‘Les Canaris’, Sala shënoi 42 gola, ndërsa sezoni i fundit ishte më i miri në karrierën e tij.

Sala momentalisht është golashënuesi i pestë më i mirë në Ligue 1, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë dy asiste.

“Miqtë e mi në Argjentinë nuk mund ta besojnë, ata do të dyshojnë kur më shohin si golashënuesi më i mirë i Francës së bashku me Mbappe “, thoshte atëherë.

“Nuk do ta harroj kurrë nga kam ardhur. Momenti që po kaloj aktualisht është një rezultat i kësaj”, kishte thënë në atë kohë Sala.

Forma e shkëlqyeshme që pati në këtë sezon, bëri që Cardiff City të bënte një ofertë drejt tij, e cila ishte e parezitueshme për drejtuesit e Nantes.

Trajneri i Cardiff, Neil Warnock kishte shkuar personalisht në Francë për ta përcjellur sulmuesin argjentinas në një ndeshje më 5 dhjetor dhe pas kësaj, Warnock deshi medoemos transferimin e tij në Premier Ligë.

Operacioni përfundoi me sukses, pasi ekipi uellsian nënshkroi për 15 milionë euro me Sala, njëkohësisht transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Ai u prezantua si transferi më i shtrenjtë i Cardiff, dhe tifozët mezi po e prisnin debutimin e tij.

Image result for emiliano sala argentina

Mirëpo, para se të debutonte, ai dëshironte të bënte edhe një gjë të fundit, gjë që e vërteton modestinë e tij.

Ai mori një aeroplan privat që tash e dy ditë është i zhdukur me gjithë të, për tu kthyer në Francë, që t’i përshëndes shokët e tij tek klubi i Nantes ku kishte kaluar katër vite.

Image result for emiliano sala argentina

Aeroplani është rrëzuar në brigjet e Anglisë, ndërsa tashmë e gjitha bota po lutet për fatin e tij.

Cardiff do ishte hap i madh për karrierën e tij dhe shpërblim për punën e vështirë të tij, qysh nga fëmijëria e varfër në Argjentinë. Ende ka shpresa që kjo mund të ndodh, pasi lutjet nuk po ndalen asnjë çast. /Periskopi

Shpërndaje në: