Transferi i ri i Barcelonës që urrente klubin katalanas, i quante ‘klub aktorësh’ – adhuronte Ronaldon para Messit

Transferi i ri i Barcelonës që urrente klubin katalanas, i quante ‘klub aktorësh’ – adhuronte Ronaldon para Messit

Kevin Prince-Boateng ishte transferi i dytë i merkatos së janarit për Barcelonën.

Katalanasit nënshkruan me të në formë huazimi nga Sassuolo, derisa pak momente më parë zyrtarizuan blerjen e mesfushorit Frenkie de Jong, shkruan Periskopi.

Por ajo që ka ngjallur më shumë reagime janë statusat e Boateng nëpër rrjetet sociale, ku shihet se ishte fans i çmendur i Real Madridit dhe Cristiano Ronaldos.

Mesfushori i Ganës dikur e quante Barcelonën si ‘klub aktorësh’, duke aluduar te simulimet e Neymar, Suarez dhe Busquets.

Por këto nuk janë të gjitha, pasi ai adhuron gjithashtu Cristiano Ronaldon përpara Leo Messit, gjithmonë duke iu referuar postimeve të tij vite më parë.

Megjithatë, gjatë prezantimit si lojtar i Barcelonës, 31 vjeçari tha: ”Messi është më i miri në çdo botë, më i miri i të gjitha kohëve, për 10 vite ka qenë në maje”.

“Bisha…”, kishte shkruar Boateng në rrjetet sociale në vitin 2016, gjatë Evropianit, garë në të cilën triumfojë Portugalia e 33-vjeçarit portugez. /Periskopi

Shpërndaje në: