Zhegrova në fushë JO, në Instagram PO (FOTO)

Zhegrova në fushë JO, në Instagram PO (FOTO)

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova vazhdon të tregohet aktiv nëpër rrjetet sociale. 

Këtë herë ai ka zgjedhur të postojë veturën e tij super luksoze, një BMW të bardhë, raporton Periskopi.

Por duket se ai i ka rënë pishman dhe e ka fshirë foton, pasi kohëve të fundit është kritikuar shumë për kohën e madhe që po e shpenzon nëpër rrjetet sociale.

Zhegrova ka probleme me ekipin aktual Genk, teksa është paraqitur vetëm 12 herë, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist.

Me Kosovën, ylli prishtinas ka shënuar dy gola. /Periskopi

Shpërndaje në: