Sevilla fiton ndaj Barcelonës së përgjysmuar, me një këmbë në gjysmëfinale (VIDEO)
Sevilla e ka mposhtur Barcelonën në ‘Ramon Sanchez-Pizjuan’, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Andaluzianët fituan pastër 2 me 0 përballë një Barcelone, e cila ishte e përgjysmuar në formacion, me Leo Messin që nuk ishte paraqitur fare në këtë ndeshje.
Sevilla kaloi në epërsi pas 58 minutave lojë, me Sarabia, i cili shfrytëzoi në mënyrë prefekte krosimin nga e majta.
https://www.youtube.com/watch?v=RE5d8J8lYZo
Për ta dyfishuar avantazhin u përkujdes Wissam Ben Yeder (76′), i cili shënoi për 2 me 0, derisa zhveshi fanelën duke i dedikuar golin sulmuesit të zhdukuar, Emiliano Sala.
https://www.youtube.com/watch?v=HrX7qk6fCcE
Ndeshja e dytë luhet pas një jave në ‘Camp Nou’. /Periskopi



