Lingard kujton episodin interesant me Ferguson

Lingard kujton episodin interesant me Ferguson

Ylli i Manchester Unitedit, Jesse Lingard zbulon se për pak sa nuk e bëri në brekë kur Sir Alex Ferguson përfshiu atë dhe Paul Pogban në ekipin e parë për ndeshjen e Premier League ndaj Newcastle.

Dyshja e Unitedit, Lingard dhe Pogba aktualisht janë duke shkëlqyer nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka ndihmuar “Djajtë e Kuq” duke marrë shtatë fitore radhazi në të gjithë garat.

Ikona e “Djajve”, Alex Ferguson ka pasur pritshmëri të mëdha për Lingard dhe në vitin 2012, ai përfshiu në ekipin e parë atë dhe Pogban për sfidën ndaj Newcastle.

“Nuk do ta harroj kurrë ditën kur Sir Alex na grumbulloi për ndeshjen në udhëtim te Newcastle,” shprehet mesfushori për Players Tribute.

“Ishim 18, 19 vjeç, mbaj mend që pashë përreth dhomës së zhveshjes e cila ishte e mbushur me legjenda duke veshur çorapet. Scholes, Rooney, Rio, Giggs. Unë dhe Pogba u ulëm në vendet tona dhe ishim mësuar të luanim përpara 200 vetave, jo përpara 50,000 tifozëve”, kujton Lingard.

“Mbaje mend që fillova të dridhesha. Mendova se po të aktivizohesha atë ndeshje do ta kisha bërë në brekë. Fatmirësisht qëndrova në bankë atë ditë”, ka shtuar anglezi.

Shpërndaje në: