Telashe për Parisin, lëndohet ylli i skuadrës

Telashe për Parisin, lëndohet ylli i skuadrës

Sulmesi brazilian, Neymar u detyrua të largohet nga fusha mbrëmë pas një lëndimi në ndeshjen mes Parisit dhe Strasbourg-ut në kuadër të kupës së Francës.

Sulmuesi i Parisit, Neymar u ndje i emocionuar dhe në ters kur pësoi lëndim në këmbën e tij gjatë pjesës së dytë të ndeshjes. Ylli brazilian lëndoi këmbën e djathtë kur mesfushori i Strasbourg, Moataz Zemzemi tentoi ta ndalë atë me ndërhyrje të palejueshme tre herë radhazi. Pas ndërhyrjes Neymar nga inati goditi në kokë me top mesfushorin Zemzemi, transmeton Periskopi.

Më pas Neymar u largua për të marr ndihmën mjekësore mirëpo siç duket lëndimi ishte i madh dhe ai nuk u kthye më në fushë ku edhe u zëvendësua në minutën e 62-të. Pas ndeshjes Eurosporti intervistoi trajnerin Thomas Tuchel dhe ai tha: “ Jo unë ende nuk kam biseduar me të vetëm e di që ai gjendet në spital. Dhe jam shumë i shqetësuar”.

“Është gjithmonë e komplikuar, është këmba e njëjtë në çdo lëndim dhe janë ndërhyrjet e njëjta” – shtoi Tuchel”.

Ende nuk dihet se sa do të mungojë Neymar mirëpo është dëgjuar se ndoshta nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Parisi do ta zhvillojë kundër Manchester United./Periskopi/

Shpërndaje në: