Nuk ndalet Majlinda, kalon në gjysmëfinale
Majlinda tregon fuqinë ndaj zviceranes, kalon në gjysmëfinale
Majlinda Kelmendi ka siguruar gjysmëfinalen e Grand Prix “Tel Aviv 2018”, duke mposhtur me lehtësi zviceranen Fabienne Kocher.
Kelmendi mposhti Kocherin me “ippon” dhe në gjysmëfinale përballet me rumunen Andrea Chitu.
Xhudistja raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti me “ippon” Tetiana Levytskan e Gjeorgjisë.
![]()
Pos Kelmendit që merr pjesë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në këtë garë do të paraqitet edhe Loriana Kuka.



