Ylli i Houston Rockets me rekord të ri në NBA

Ylli i Houston Rockets me rekord të ri në NBA

James Harden shënoi 61 pikë në ndeshjen e mbrëmshme kundër New York Knicks.

Basketbollisti i Houston i ndihmoi skuadrës së tij të arrijnë fitore me 61 pikë, 15 kërcime, 4 asistime dhe 5 vjedhje të topit. Kjo është hera e dytë që Harden shënon 61 pikë dhe bëhet basketbollisti i pestë në NBA me më së shumti pike për një ndeshje, transmeton Periskopi.

Në fund të çerekut të dytë Houston ishte 13 pikë prapa mirëpo në çerekun tre dhe katër Harden u shndërrua në një bishë dhe e riktheu lojën duke shënuar fitore me rezultat 114-110.

Houston me Hardenin synojnë finalen e madhe të NBA dhe shpresojnë shumë që me këtë formë të mire do të arrijnë edhe të shpallen kampionë të ligës më të madhe të basketbollit në Amerikë, NBA./Periskopi/

Shpërndaje në: