Futbollisti refugjat që po mbahet në burg: Ju lutem më ndihmoni!

Futbollisti refugjat që po mbahet në burg: Ju lutem më ndihmoni!

Hakeem Al-Araibi, një futbollist profesionist nga Bahreini, aktualisht gjendet në qendër të një debati diplomatik që përfshin tre vende për një përpjekje të diskutueshme ekstradimi, duke i shtuar Australinë dhe Tajlandën. 

Zyrtarisht i njohur si refugjat nga Australia, ai ka qenë një lojtar gjysmë-profesional në vend për katër vitet e fundit, por mund të detyrohet të kthehet në vendin e tij të lindjes për ta mbajtur burgun, shkruan Periskopi.

Ai është mbyllur në një burg në Tajlandë që nga nëntori i vitit 2018, pasi pretendimet që datojnë në fillim të dekadës vazhdojnë ta ndjekin atë.

Hakeem Al-Araibi

Në vitin 2014, Al-Araibi u dënua nga autoritetet në Bahrein me 10 vite burg për shkak të vandalizimit të një stacioni policor gjatë protestave të Pranverës Arabe 2012.

Ai më pas iku në Australi, ku iu dha statusi i refugjatit dhe rezidenca e përhershme. Ai vazhdoi të luante futboll në atdheun e tij të ri, duke luajtur për Goulburn Valley Suns dhe, së fundi, Pascoe Vale.

”Nuk kam bërë asgjë në Bahrein, nuk kam bërë asgjë në Australi, nuk kam bërë asgjë në Tajlandë”, tha Al-Araibi në një intervistë ekskluzive për Guardian.

”Si mund të më mbajnë mbyllur kështu? Ju lutem më ndihmoni, ju lutem. Në Bahrein nuk ka të drejta të njerëzve dhe nuk ka aspak siguri”.

Momentalisht, ai gjendet në burgun në Tajlandë dhe më 8 shkurt pritet të plotësohet dokumentacioni për ekstradimin në shtetin e Bahreinit. /Periskopi

Shpërndaje në: