Trajneri i Argjentinës tregon nëse Messi do të rikthehet në Kombëtare

Trajneri i Argjentinës tregon nëse Messi do të rikthehet në Kombëtare

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk ka luajtur për Argjentinën që nga Kupa e Botës. Mirëpo ai ka pohuar se do të rikthehet përsëri në kombëtare pas dy muajve.

Messi pritet që të rikthehet më 22 mars ku Argjentina do të përballet me Venezuelën, sipas Goal, transmeton Periskopi.

31-vjeçari nuk ka prezantuar me Argjentinën që nga humbja 4-3 ndaj Francës në Kupën e Botës. Messi pas Kampionatit Botëror tha se do të largohet përfundimisht nga kombëtarja Argjentinase për shkak se nuk po arrin të fitoj trofe me të.

Related image

Fillimisht kishte dyshime se ndoshta Messi e ka me gjithë mend dhe se nuk do të luaj kurrë për Argjentinën por shpejt doli lajmi që në vitin 2019 Leo Messi do të paraqitet përsëri me kombëtaren ‘Albiceleste’.

“Unë nuk flas shpesh me Messin por ne kemi një lidhje”, tha trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

“Ne do të mundohemi që të sjellim atë prap gjatë vitit 2019. Për ne Leo është shumë i rëndësishëm ,çdo trajner e dëshiron atë në ekip”, shtoi Scaloni. Tani gjithçka që ka mbetur është që Messi ta bëjë publike një rikthim të tillë./Periskopi/

Shpërndaje në: