Sadiku rikthehet me gol në Zvicër (VIDEO)

Sadiku rikthehet me gol në Zvicër (VIDEO)

Edhe pse qe një vit e gjysmë ka kaluar tek Legia në Poloni, dhe tek Levante në Spanjë, Armando Sadiku duket se nuk është shkëputur kurrë nga ekipi i Luganos.

Sulmuesi i Kombëtares ka filluar të tregojë se është i rëndësishëm për ekipin zviceran. Ai pas rikthimit në stërvitje, gjatë seancës së dytë stërvitore ka shënuar gol. Në një prononcim për “RSI” në Zvicër ai tregoi për momentet e rikthimit të tij.

“Këtu i njoh të gjithë dhe është një atmosferë shumë e bukur. Nuk jam edhe në 100% tim por kemi edhe dy javë kohë para ndeshjes së parë. Është e rëndësishme të stërvitemi mirë dhe të jemi gati për ndeshjet e ardhshme. Para dy viteve sa isha në Lugano ne bëmë histori duke kualifikuar Luganon në Europa Ligë. Besoj se një gjë të tillë do ta bëjmë edhe tani”, deklaroi Sadiku.

Sadiku gol ne stervitje on Vidnews.

Shpërndaje në: