Reagon Kuka pas triumfit të Majlinda Kelmendit: E arta e kombit!

Reagon Kuka pas triumfit të Majlinda Kelmendit: E arta e kombit!

Majlinda Kelmendi nuk la vend për befasi, pasi triumfoi në Grand Prix ‘Tel Aviv’, duke e mposhtur në finalen Gili Cohanen me ‘ippon’ në kategorinë e -52 kg.

Kelmendi ishte e jashtëzakonshme në këtë turne, duke fituar të gjitha ndeshjet me ‘ippon’ dhe pa ndonjë problem të madh, shkruan Periskopi.

Për këtë ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, që ka shkruar në Facebook: ”E arta e Kombit!
Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindes!
I lumtur shumë me performansën e saj
#tokyo2020”.   /Periskopi 

Shpërndaje në: