Futbollistët e Nantes shkelin fushën për herë të parë pas zhdukjes së Sala (VIDEO)
Lojtarët e FC Nantes kanë shkelur në fushë, për herë të parë, që nga zhdukja e Emiliano Sala, këtë të enjte.
Kapiteni Valentin Rongier dhe trajneri Vahid Halilhodzic iu drejtuan tifozëve të tyre, raporton Periskopi.
Ishte ora 15:50 kur stafi i FC Nantes dhe lojtarët hynë në fushën trajnuese Jonelière të enjten për rifillimin e stërvitjeve pas njoftimit të zhdukjes së avionit të Emiliano Sala. të hënën e kaluar. Ata po i priste një turmë prej 300 tifozash.
Tous ensemble, unis, solidaires, pour Emiliano ?#PrayForSala pic.twitter.com/wY8zVzECYw
— FC Nantes (@FCNantes) January 24, 2019
”Ne nuk do të bëjmë asnjë minutë heshtjeje, asnjë minutë duartrokitjeje, sepse ne ende kemi shpresë. Për sa kohë që nuk ka trup, përderisa nuk ka mundësi për të mbajtur zi, ne do ta respektojmë familjen dhe vazhdojmë të besojmë deri në fund”, tha kapiteni Rongier.
Pastaj një fjalë rasti mori edhe trajneri Halilhodzic, ndërsa heshtja mbretëroi gjithë të pranishmit. Në fund duartrokiten të gjithë me shpresën që Sala është ende gjallë.
Sulmuesi argjentinas ishte pjesë e klubit francez tash e katër vite, derisa të hënën u zyrtarizua si lojtar i Cardiff. /Periskopi
LEXO EDHE:



