Flet vëllai i Klitschkos: Dëshiroja ta ndaja në dysh Joshuan

Flet vëllai i Klitschkos: Dëshiroja ta ndaja në dysh Joshuan

Vitali Klitschko dëshiroi të rikthehej nga pensionimi për t’ia “ndarë në dysh kokën” Joshuas pasi ky mposhti vëllanë e tij

Vitali Klitschko ka zbuluar se dëshiroi të “ndante në dysh” kokën e Anthony Joshuas pasi britaniku kishte mposhtur vëllanë e tij, Wladimir, në prill të vitit 2012.

Joshua, famësisht, nokautoi Wladimirin – vëllanë më të ri të Vitalit – në një meç klasik që përfundoi me triumfin e boksierit të talentuar nga Watfordi.

Boxing at Wembley Stadium

“Kisha dëshirë të madhe të futesha në ring pas meçit Wladimir-Joshua,” ka thënë Vitali për “Bookie Ratings”.

“Kisha dëshirë ta ndaja në dysh kokën e Anthonyt.”

47-vjeçari është aktualisht Kryebashkiak i qytetit të Kievit pasi i dha fund karrierës në ring.

Shpërndaje në: