Kombëtarja e Kosovës në karate udhëton drejt Parisit për pikë olimpike
Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, ku prej sot deri të dielën do të mbahet gara e Premier Ligës.
Në këtë garë marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategoritë përkatëse.
Kosovën e përfaqësojnë Herolind Nishevci (+84 kg), Alvin Karaqi (-84 kg), Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Ardian Muhadri.

Me ekipin e karatesë ndodhet edhe përzgjedhësi Ylber Syla. Orgesi garon sot, ndërsa tre garuesit tjerë garojnë nesër.
Premier Liga Paris 2019 është e vlefshme për të fituar pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. /Periskopi/



