Tifozët e klubit të Premier Ligës bëjnë një gjest fantastik

Tifozët e klubit të Premier Ligës bëjnë një gjest fantastik

Tifozët e Cardiff Cityt e kanë zbuluar një dedikim prekës për nder të Emiliano Salas, i cili u zhduk të hënën në mbrëmje me aeroplanin e tij, teksa ishte duke udhëtuar nga Nantes i Francës në Cardiff të Uellsit.

Që kur u bë i ditur lajmi për zhdukjen e tij, tifozët e Cardiffit, të cilët e kanë simbol një zog të kaltër, kanë qenë duke lënë lule dhe gjëra të tjera para stadiumin të klubit anglez. Tani ata e kanë zbuluar edhe një pankartë të madhe.

“Ne nuk të pamë kurrë duke luajtur dhe nuk të pamë kurrë duke shënuar gol, por Emiliano, zogu ynë i bukur i kaltër, ne do të të duam ty përgjithmonë”, shkruajnë tifozët e Cardiffit në pankartën para stadiumit të klubit.

Sulmuesi argjentinas u transferua të shtunën në Cardiff City për 16 milionë euro dhe ai pritej që të kthehej në Uells të martën, pasi ishte kthyer në Francë për t’u përshëndetur me ish-bashkëlojtarët e tij. Mirëpo, aeroplani me të cilin po udhëtonte ai u zhduk kur po udhëtonte mbi Kanalin e Anglisë.

Kërkimi për sulmuesin argjentinas përfundoi të martën, pasi që policia e Guernsey vendosën të mos e vazhdojnë më këtë proces për shkak se nuk gjetën asnjë shenjë të aeroplanit gjatë tri ditëve të kërkimit.

Policia kanë bërë të ditur se ka shumë pak mundësi që Sala dhe piloti të kenë shpëtuar. Aeroplani i tyre po udhëtonte nga Nantes në Cardiff  dhe u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe.

Sala kishte udhëtuar me të njëjtin aeroplan edhe për udhëtimin e tij nga Cardiffi në Francë dhe sapo kishte zbritur, u kishte thënë miqve dhe ish-bashkëlojtarëve të tij se udhëtimi nuk kishte qenë i rehatshëm.

Kur e nisi udhëtimin për t’u kthyer te klubi i tij i ri, Sala i dërgoi mesazh miqve të tij duke i thënë se aeroplani ishte duke i bërë disa zhurma të çuditshme. Disa media angleze raportuan se aeroplani e kishte pasur të vështirë edhe të nisej dhe kishte provuar katër apo pesë deri sa më në fund ishte nisur./Periskopi/

Shpërndaje në: