Hazard me mesazh për Sarrin: Unë jam lideri
Sulmuesi belg, Eden Hazard mbrëmë ka shkëlqyer në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Anglisë ndaj Tottenham.
Chelsea arriti që të kualifikohet pas penaltive pasi ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 2-1. Ndërkaq rezultati i ndeshjes së pare ishte 1-0 në të mire të Tottenham. Ligji i ri i këtij kompeticioni nuk e vlerëson golin e mysafirit prandaj pas barazimit 2-2 në të dy ndeshjet, ndeshja shkoi direkt në penalti.
Pas ndeshjes, Hazard në prononcim për media tha se çdo hap që e bëj në fushë më bën të ndihem si një lider, me këtë deklaratë ai i la pas kritikat e trajnerit Maurizio Sarri.

“Unë gjithmonë them se në fushë unë jam lideri. Unë të paktën mendoj se jam lideri. Puna ime në fushë është që të bëj atë që di të bëj më së miri dhe të jem i lumtur”.
“Ne e merituam fitoren, ishim më të mire se kundërshtarët”, shtoi Hazard./Periskopi/



