Formacionet e mundshme: Arsenal – Manchester United
Arsenal dhe Manchester United takohen sonte në kuadër të raundit të 16 më të mirave në FA Cup.
Ndeshja luhet në Emirates me fillim nga ora 20:55, derisa përsëritje të ndeshjes mund të ketë vetëm në rast barazimi, transmeton Periskopi.

‘Topçinjët’ në këtë ndeshje nuk mund të llogarisin në shërbimet e Hector Bellerin, Rob Holding, Danny Welbeck dhe Henrikh Mkhitaryan.
Formacioni i mundshëm(4-4-2):
Cech;
Maitland-Niles, Monreal, Sokratis, Mustafi;
Xhaka, Torreira, Ozil, Iwobi;
Lacazette, Aubameyang.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer është në formë të jashtëzakonshme, derisa në shtatë ndeshjet e fundit ka po aq fitore.
David De Gea nuk ka udhëtuar me skuadrën, derisa Antonio Valencia, Marouna Fellaini, Marcos Rojo dhe Chris Smalling pritet të jenë mungesat për sonte.
Formacioni i mundshëm(4-3-3):
Romero;
Dalot, Jones, Lindelof, Darmian;
Matic, Pogba, Mata;
Sanchez, Rashford, Lukaku. /Periskopi



