Dhëndrri lë dasmën për futboll, gruaja proteston
Një dhëndërr në Indi e la të zhgënjyer nusen e tij dhe shkoi për të luajtur futboll me shokët e tij.
Ridvan nga Kerala në Indi, luan për FIFA Manjeri si mbrojtës në ligat amatore të këtij shteti, raporton Periskopi.
Por ai aq shumë e dashuron lojën e futbollit, saqë ka vendosur ta shtyejë edhe dasmën.
Ridvan asked 5 minutes from his bride on his wedding day to play football! What passion!
I want to meet him! #5MinuteAur #KheloIndiahttps://t.co/BLLvpPr715
— Rajyavardhan Rathore (@Ra_THORe) January 25, 2019
Sipas Sayan Dey nga talkports24x7, ai i tha gruas së tij: “Më fal për pesë minuta!” para se të nisej për në lojë, të cilën e fitoi ekipi i tij.
Gruaja e tij u shpreh tejet e zemëruar me veprimin e burrit të saj, por më pas gjërat u qetësuan dhe martesa ndodhi në mbrëmje. /Periskopi



