Edhe Kante di të bëhet nervoz, ja çfarë i bën lojtarit të Tottenham (VIDEO)

Edhe Kante di të bëhet nervoz, ja çfarë i bën lojtarit të Tottenham (VIDEO)

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante po e shijon rolin e ri nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarrit. 

Francezi, i cili po konsiderohet si defanzivi më i mirë në botë, këtë sezon ka avancuar në pozitën e mesfushorit ofanziv, transmeton Periskopi.

Përderisa sezonin e kaluar Kante kishte shënuar vetëm katër gola, tashmë ai e ka kapur këtë shifër qysh në muajin janar.

27 vjeçari shënoi një gol të veçantë dje ndaj Tottenham, për të kontribuar në kalimin në finale të Carabao Cup, ku do të ndeshet me Manchester Cityn.

Related image

Një moment tjetër që ka rënë në sy është edhe nervozizmi i tij, që shihet rrallëherë.

Herët në pjesën e dytë, Danny Rose u fut në një duel me Kanten duke e shtyrë këtë të fundit për ta fituar topin.

Ish-ylli i Leicesterit menjëherë e kërkoi hakmarrjen, qartazi aspak i kënaqur me forcën e përdorur nga Rose kundër tij. /Periskopi

Shpërndaje në: