Ish-bashkëlojtarët tallen me Higuainin: Ai është i trashë

Ish-bashkëlojtarët tallen me Higuainin: Ai është i trashë

Sulmuesi më i ri i Chelseat , Gonzalo Higuain është tallur nga ish-bashkëlojtarët e tij te Milano, Jose Mauri dhe Suso.

Ylli argjentinas publikoi një foto nga seance e parë stërvitore me Chelsean në Instagram. Mirëpo ai u bë viktimë nga talljet e dyshës së Milanit, Jose Mauri dhe Suso, të cilët e ngacmuan për masën e rrobave të tij, përcjell Periskopi.

 

“Ata mund të të japin ty pantollona më të gjerë”, komentoi Suso.

“Jo, ata i shpenzuan të gjitha paratë për të blerë atë, kështu që nuk kanë më para për rroba që kanë masën XXL”, replikoi Mauri në komentin e Suso-s.

Blutë huazuan sulmuesin argjentinas deri në fund të sezonit me të drejtë blerje gjatë merkatos verore./Periskopi/

Shpërndaje në: