E rrallë: Juventusi transferon lojtarin për herë të tretë
Juventus e ka në plan të transferojë mbrojtësin e Lazios, Martin Caceres.
Kjo do ishte hera e tretë për ‘Bardhezinjët’ që në skuadër do ta kenë mbrojtësin uruguajan, shkruan Periskopi.
‘Sky Sport Italia’ raporton se të premten në mbrëmje ai do të aterojë në Torino për ta kompletuar transferimin dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Caceres mbrojtë ngjyrat e Juves edhe gjatë sezonit 2009/10, derisa u rikthye dy vite më vonë dhe fitoi ‘Scudetton’.
Lëndimet e shumta bënë që ai të mos kishte një karrierë të pasur, duke vazhduar karrierën te Verona, Southampton e së fundmi te Lazio.
Transferimi i tij është vetëm një opsion më shumë për trajnerin Massimiliano Allegri. /Periskopi



