Kjo është arsyeja pse Monaco nuk e ka shkarkuar ende Thierry Henryn

Kjo është arsyeja pse Monaco nuk e ka shkarkuar ende Thierry Henryn

Thierry Henry e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij si trajner. 

Legjenda e Arsenalit ishte emëruar në postin e trajnerit tek ekipi i Monacos tetorin e vitit të kaluar, përcjell Periskopi.

Por pas më pak se tre muaj, ekipi i Principatës kishte vendosur ta suspendonte francezin dhe jo ta shkarkonte.

Kjo për shkak se në rast të shkarkimit të tij në ditët e ardhshme, ai do të përfitonte hiq më pak se 10 milionë euro.

Ndër të tjera, Henry u akuzua edhe për marrëdhënien e keqe me lojtarët e tij.

Ai shpeshherë ka kritikuar lojtarët, madje në një rast është dëgjuar duke thënë: “Ai supozohet të vlejë 10 milionë?,” para bankës rezervë. /Periskopi

Shpërndaje në: