United po shkatërron gjithçka, e pëson edhe Arsenali në shtëpi
Manchester United ka shënuar një fitore të madhe në The Emirates Stadium përballë Arsenalit në kuadër të FA Cup, shkruan Periskopi.
Skuadra e këndellur e Ole Gunnar Solskjaer ka qenë më e mirë gjatë gjithë ndeshjes. Ata shënuan përmes Alexis Sanchez [ish lojtar i Arsenalit], Jesse Lingard dhe në fund përmes Anthony Martial.
Golin e vetëm për revolvëristët e shënoi lojtari më i mirë i këtij ekipi, Pierre Emerick Aubameyang.
Kjo humbje bën që Arsenali të skualifikohet nga trofeu tradicionalisht më i rëndësishëm në Angli.



