Rrugëtimi i Loriana Kukës për në finalen e Tel Aviv
Xhudistet kosovare vazhdojnë të impresionojnë me paraqitjet e tyre në botë.
Pas Majlinda Kelmendit që fitoi të artën, edhe Loriana Kuka ka arritur t’i siguroj medalje Kosovës në Grand Prix ‘Tel Aviv’ 2019, shkruan Periskopi.
Kuka ka arritur të kualifikohet në finale të kategorisë -78 kg.
Ajo mposhti me ‘ippon’ garuesen holandeze Ilona Lucassen në raundin e dytë të garave deri në 78 kilogramë, pasi në të parin ajo ishte e lirë.
Në çerekfinale Kuka avancoi me pikë pasi rrëzoi rusen Babintseva.
21 vjeçarja në gjysmëfinale pati punë më të lehtë se sa në dy ndeshjet e kaluara, duke e mposhtur me ‘ippon’ britanezen Natalie Powell.
Në finale, e cila pritet të zhvillohet nga ora 17:00, Kuka do të ndeshet me sllovenen Klara Apotekar. /Periskopi



