Dje ishte me Halil Kastratin, sot luan ndeshjen ndaj gjigantit spanjoll (VIDEO)

Dje ishte me Halil Kastratin, sot luan ndeshjen ndaj gjigantit spanjoll (VIDEO)

Futbollisti i Levantes, Enis Bardhi ishte i pranishëm dje në aktivitetin e Shoqatës për Bëmirësi ‘Jetimat e Ballkanit’.

Kjo shoqatë ka për qëllim zhdukjen e varfërisë në Kosovë dhe një nga donatorët është edhe futbollisti i njohur, Enis Bardhi, raporton Periskopi.

Mesfushori që luan për Maqedoninë dje ishte i pranishëm në Podujevë, ku bashkë me Halil Kastratin ata i dhuruan një shtëpi një familje skamnore.


23 vjeçari kishte ardhur enkas për këtë aktivitet, pasi aktualisht është duke luajtur ndeshjen ndaj Sevillës në kuadër të La Liga-së, e cila është me rezultat të barabartë, pa gola, në fundin e pjesës së parë. /Periskopi

Shpërndaje në: