Formacionet e mundshme: Milan – Napoli
Milan dhe Napoli takohen sonte me fillim nga ora 20:30, në San Siro.
‘Rossonerët’ janë në vendin e katërt me 34 pikë, teksa skuadra e Ancelottit është në pozitën e dytë me 47 pikë, përcjell Periskopi.

Milani e fillon ndeshjen pa Higuain që kaloi tek Chelsea, derisa mungesat e tjera pritet të jenë ajo e Biglia, Bonaventura, Pepe Reina dhe Caldara, ndërsa në dyshim mbetet Zapata.
Formacioni i mundshëm(4-3-3):
Donnarumma;
Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez;
Kessie, Bakayoko, Paqueta;
Suso, Cutrone, Calhanoglu.
Për Napolin ka lajme të mira pasi nuk ka mungesa. I vetmi dyshim është mbrojtësi Vlad Chiriches.
Formacioni i mundshëm(4-4-2):
Meret;
Malcuit, Albiol, Koulibaly, Ghoulam;
Callejon, Ruiz, Diawara, Zielinski;
Insigne, Milik. /Periskopi



