Intervista e plotë e Majlinda Kelmendit pas triumfit në Tel Aviv

Intervista e plotë e Majlinda Kelmendit pas triumfit në Tel Aviv

Majlinda Kelmendi arriti të triumfonte dje në Grand Prix ‘Tel Aviv’, duke rrëmbyer medaljen e artë, të 26-tën të artë në karrierë.

Kelmendi është shprehur shumë e lumtur pas triumfit, por vazhdon të thotë se ajo nuk është në formën më të mirë, shkruan Periskopi.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e saj pas ndeshjes, dhënë për kanalin zyrtar të xhudos:

Gazetarja: Sot ishe e mrekullueshme, a mund të na thuash diçka për këtë ditë?

Majlinda: Sot po ndjehem mirë. Po ndjehem më mirë se herën e kaluar. Po punoj shumë që të përmirësohem, kam ende shumë për të bërë, por sot ishte ditë e mirë.

Gazetarja: Tashmë je rikthyer në formë, cili është synimi i rradhës?

Majlinda: Do të pushoj fillimisht dhe të shoh në cilat kompeticioni do të marrë pjesë sivjet. Synimi për këtë vit është të jem kampione e botës. Shpresoj se deri atherë do jem në formen më të mirë, sepse deri tani e di që nuk jam. Sot ishte ditë e mirë, por ende kam për të punuar rreth xhudos.

Gazetarja: Ju ndjeheni se ende nuk jeni në formën më të mirë?

Majlinda: Nuk e ndjej, por nuk jam. E di cila është forma më e mirë dhe e di se sa duhet të punojë për ta arritur atë. E di që kam për të punuar shumë, por para ndeshjeve për kampionin e Evropës dhe ndeshjeve të kampionit të Botës, unë do të jem gati.

Gazetarja: Çfarë do të bësh per t’u rikthyer në formën më të mirë?

Majlinda: Asgjë të veçantë, do të punojë fortë. E kam trajnerin më të mirë, ndoshta më të mirin në botë, ai e di saktësisht çfarë të bëjë me mua dhe si ta bëjë. Shumë shpejt do të jem në formën më të mirë.  /Periskopi

Shënim: Intervista është bërë dje

Shpërndaje në: