Loriana Kuka humbet në finale, fiton medaljen e argjendtë

Loriana Kuka humbet në finale, fiton medaljen e argjendtë

Loriana Kuka është mposhtur në finale nga Klara Apotekar, në Grand Prix ‘Tel Aviv’. 

Kuka është mposhtur pas tetë minutave me pikë, në një duel shumë të fortë e rivalizues.

Kësisoji, Loriana rrëmben medaljen e argjendtë në kategorinë -78 kg, e cila është e dyta në këtë kompeticion pasi Majlinda Kelmendi fitoi dje të artë. /Periskopi

Shpërndaje në: