Rashica nuk përfshihet në skuadrën e Werder, kjo është arsyeja

Rashica nuk përfshihet në skuadrën e Werder, kjo është arsyeja

Milot Rashica nuk është pjesë e skuadrës së Werder Bremenit për ndeshjen që po zhvillohet ndaj Eintracht Frankfurtit në Bundesligë, si pasojë e problemeve me shpinë.

Bremeni është duke luajtur në shtëpi kundër Frankfurtit në një ndeshje të vlefshme për javën e 19-të të ligës elitare gjermane, por nuk do të mundë të llogarisë në anësorin e ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashicën, i cili ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit për klubin, raporton Gazeta Express.

Rashica pritej të ishte titullar në këtë takim, por nuk gjendet as në stol, si pasojë e problemeve me shpinë, njofton vetë klubi i tij.

Bremeni nuk ka dhënë më shumë detaje rreth probleme të Rashicës me shpinë dhe nuk dihet se sa serioz mund të jetë lëndimi i tij dhe se kur do të rikthehet ai.

Sulmuesi anësor ishte lojtari më i rrezikshëm i Werder Bremenit në ndeshjen e javës së kaluar kundër Hannover 96. Rashica arriti ta shënojë golin e fitores në këtë ndeshje, për t’ia siguruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij

Kjo bëri që Rashica ta fitojë një vend në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të javës në Bundesliga, ku përfshihen edhe nga dy lojtarë të top klubeve të Gjermanisë, si Bayern Munichu, Dortmundi, Frankfurti dhe Hertha.

Rashica i ka bërë 11 paraqitje gjatë këtij sezoni në Bundesligë, ku ka arritur t’i shënojë 2 gola dhe ta asistojë një tjetër. Ai kontribuoi edhe në kupën DFB-Pokal me një paraqitje për skuadrën e tij.

Kosovari ende nuk i ka bërë një vit që kur është transferuar në Bundesligë, pasi që deri më 31 janar të vitit të kaluar kishte qenë pjesë e klubit holandez, Vitesse. Ai e siguroi këtë transferim pasi që gjermanët u pajtuan t’i paguajnë shtatë milionë euro për të.

 

Shpërndaje në: