Futbollistët e Llapit e ‘rexhin’ vallen me këngën e Shpat Kasapit (VIDEO)

Futbollistët e Llapit e ‘rexhin’ vallen me këngën e Shpat Kasapit (VIDEO)

Klubi nga Podujeva, Llapi momentalisht gjendet në Durrës për fazën përgatitore për stinorin pranveror. 

Llapi këtë sezon ndërroi tre trajner. Fillimisht shkarkoi Bylbyl Sokolin, më pas Bekim Shotanin derisa më 19 dhjetor prezantoi trajnerin e ri Xhengiz Rexhepi, raporton Periskopi.

Dhe duket se harmonia në klub është në nivel të lartë.

Një video e postuar në faqen zyrtare në Facebook dëshmon më së miri se brenda skuadrës së Llapit ka harmoni të madhe.  Futbollistët ia ‘krisën’ valles me këngën e Shpat Kasapit – ”Valle kosovare”, gjatë pushimit për t’u relaksuar.

Ndryshe, Llapi gjendet në vendin e tretë me 35 pikë në Superligë. /Periskopi

Shpërndaje në: