Përleshje e grushta – ndeshja e futbollit shëndrrohet në boks
Një përleshje masive mes lojtarëve ka ndodhur gjatë përballjes mes Queens Park Rangers dhe Portsmouthit, derisa u regjistrua një barazim 1-1 në “Fratton Park”.
Një fërkim mes Josh Scowen të QPR-së dhe Ronan Curtis të Portsmouth, nxiti përleshjen ku u përfshinë 22 lojtarë.

Si rezultat, Lee Brown dhe Curtis u ndëshkuan për veprimet e tyre në incidentin, i cili ndodhi 14 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
“Ishte një përleshje e pistë. Grushtet po fluturonin gjithëandej. Ishte një përleshje masive ku u përfshinë shumica e lojtarëve,” shkruhet në raportin e “BBC”.



