Zyrtare: Nis kërkimi privat për Emiliano Sala

Zyrtare: Nis kërkimi privat për Emiliano Sala

Edhe zyrtarisht ka filluar kërkimi privat për futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson.

Përmes platformës për mbledhjen e fondeve Go Fund Me, lojtarët nga e gjithë bota kanë dhënë kontribut për fushatën #NoDejenDeBuscar, që përkthehet në shqip ‘mos e ndalni kërkimin’, raporton Periskopi.

Kontribues ka pasur edhe nga jashtë futbollit, derisa janë mbledhur afër 300 mijë eurove – mjaftueshëm për të nisur kërkimet.

Tashmë familja e sulmuesit argjentinas do të nisin kërkimet fillimisht me dy anije private.

Avioni u zhduk nga radari mbi Kanalin Anglez gjatë udhëtimit të dyshes nga Franca për në Angli të hënën mbrëma. /Periskopi

LEXO EDHE:

Futbollistët që po japin donacion për të filluar rikërkimin e Sala

Shpërndaje në: