Ja çfarë bëri Cristiano Ronaldo gjashtë vite më parë
Më 27 janar 2013 Real Madridi përballej me Getafen në ‘Santiago Bernabeu’.
Cristiano Ronaldo atë ndeshje shënoi het-trikun më të kompletuar të të gjitha kohërve për vetëm 10 minuta, përcjell Periskopi.
Fillimisht, ylli portugez shënoi me këmbën e majtë (62′), më pas me kokë (65′) dhe për ta kompletuar tre-golëshin shënoi me këmbën e djathtë (72′) nga penalltia.
‘Galaktikët’ fituan ndeshjen me rezultat 4 me 0, pasi golin e parë e kishte shënuar Sergio Ramos.
Një ndër het-trikët më të kompletuar dhe më të shpejtë në historinë e futbollit që është shënuar nga 33 vjeçari. /Periskopi



