Karateistët kosovarë Nishevci dhe Karaqi rrëmbejnë pikë olimpike në Paris

Karateistët kosovarë Nishevci dhe Karaqi rrëmbejnë pikë olimpike në Paris

Dy karateistët kosovarë, Herolind Nishevci dhe Alvin Karaqi kanë fituar pikë olimpike në Premier Ligën, që u mbajt në Paris gjatë kësaj fundjave.

Nishevci korri dy fitore në kategorinë +84 kilogramë, por u mposht në luftën e tretë, ndërsa i pafat ishte edhe në barazh, njofton Komitetit Olimpik i Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë, Karaqi e arriti vetëm një fitore pasi u mund në ndeshjen pasuese në kategorinë deri në 84 kilogramë.

Megjithatë, të dy kanë fituar pikë në rrugë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.

Në garën e Parisit morën pjesë edhe Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg) të cilët u ndalën në luftën e parë. Arifi ishte i pafat në short pasi u përballë me kampionin e botës Matias Gomez Garcia.

Të drejtë pjesëmarrje në Paris patën vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori.

 

Shpërndaje në: