Australia Open, Djokovic e demolon në finale Nadalin

Australia Open, Djokovic e demolon në finale Nadalin

Numri 1 i botës së tenisit, Novak Djokovic e ka mposhtur me lehtësi në finalen spanjollin Rafa Nadal. 

Ndeshja që pritej të ishte më rivalizuese, përfundoi me një fitore dominante të tenistit serb, përcjell Periskopi.

Djokovic fitoi 3:0 me sete 6:3 6:2 6:3 kundrejt numrit 2 të botës, i cili vazhdimisht është penalizuar nga lëndimet e shumta.

Për Djokovic është hera e shtatë që fiton grand-slamin e Australisë. /Periskopi

Shpërndaje në: