Telashe për Juventusin, lëndohet ylli i skuadrës
Mbrojtësi italian është lënduar në sfidën e mbrëmshme ndaj Lazios
Leonardo Bonucci ka lënduar kyçin e këmbës dhe si rrjedhojë do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj.
Kësisoj, qendërmbrojtësi do të humbasë ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe është në dyshim të madh edhe për atë të kthimit.

Bonucci ka mundur të luante vetëm 40 minutat e para e më pas është detyruar ta linte fushën.
Juventusi këto pak ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, po mendon që të bëjë një blerje emergjente në qendër të mbrojtjes./Periskopi/



