Guardiola: Tri skuadra dominojnë botën e futbollit

Guardiola: Tri skuadra dominojnë botën e futbollit

Tri skuadrat që dominojnë botën e futbollit sipas Guardiolas

Pep Guardiola duket se ka një shije të hidhur nga Real Madridi, që nga koha e tij si trajner i Barcelonës.

Trajneri spanjoll ka thënë se vetëm tri skuadra kanë arritur ta dominojnë futbollin në këtë dekadën e fundit, duke mos i futur në listë madrilenët.

“Juventus, Bayern dhe Barcelona, janë tri skuadrat që janë duke e dominuar botën e futbollit në dekadën e fundit”, tha fillimisht Guardiola.

“Pse? Sepse ata janë duke fituar çdo herë tituj në ligë, titujt e kupës, në çdo sezon ata janë atje…”, ka përfunduar trajneri i Manchester Cityt./Periskopi/

Shpërndaje në: