Quaresma afër klubit portugez
Sulmuesi i krahut pritet të largohet këtë muaj nga Besiktasi
Ricardo Quaresma pritet të largohet nga Besiktasi për t’u rikthyer në Porto, shkruan Express.
Sulmuesit të krahut do t’i skadojë kontrata me klubin turk dhe ai mund të largohet nga Turqia këto ditë.

Pasi të lirohet nga klubi nga Stambolli, Quaresma mund t’i bashkohet Portos, klub në të cilin kishte luajtur në periudhën 2004/2008 dhe 2014/2015.
Futbollisti i krahut të djathtë njihet për golat e tij me të jashtmen. /Periskopi/



