Edhe ekipi kosovar i xhudos futet në grevë
Trajneri i ekipit të Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka menduar se klubi i tij nuk është i kënaqur me kushtet në të cilat po funksionon.
Duke i parë pakënaqësitë e disa kategorive të shoqërisë kosovare, të cilët kanë hyrë edhe në greva, edhe ekipi i xhudos së Kosovës ka shprehur pakënaqësitë e veta, por në një mënyrë tjetër.
Trajneri i ekipit të Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka menduar se edhe klubi i tij nuk është i kënaqur me kushtet në të cilat po funksionon. Thotë se edhe ekipi i tij ka arsye për grevë, por grevën e bënë duke stërvitur, përcjell Periskopi.
Ai thotë se për hirë të Kosovës të gjitha kategoritë duhet të punojnë shumë për të mirën e vendit.

“Ne bëjmë greva duke stërvit në borë e shi! Çdo mëngjes e çdo mbrëmje deri në 8 orë në ditë! Pakënaqësi kemi të gjithë por puna s’duhet ndal kurrë e asnjëherë. Ta bëjmë Kosovën më të fortë me punë e përkushtim”, ka shkruar Kuka në Facebook, duke e postuar edhe një fotografi nga stërvitjet e mundimshme për të kërkuar medalje në të ardhmen./Periskopi/



